E shtuna (20.45) po vjen!
Të gjithë janë në pritje të përballjes Serbi – Zvicër.
Kjo ndeshje e bën edhe më atraktive paraqitja e kapitenit Granit Xhakës në Leskovc të Serbisë, në kuadër të ndeshjes së xhiros së tretë të Ligës A të Kombeve.
Një foto që i thotë të gjitha kur Xhaka u përplasë me shumë futbollistë serbë në Doha të Katarit (2022) në kuadër të Kampionatiot Botëror.
Serbët pos që dolën humbës nga Xhaka edhe pësuan humbje me 3:2 nga Zvicra.
“Është interesant fakti se në listë është vetëm një provokator i serbëve. Është Granit Xhaka, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk është aty.
Është kapiteni i kombëtares së Zvicrës, ai që provokon gjithmonë dhe kudo serbët, qoftë duke vënë në dukje shqiponjën dykrenare shqiptare, qoftë me shpërthime të tjera, si kur donte të luftonte me Vanja Milinkoviq Saviqin në Botërorin e Katarit.”, kishte shkruar pamfleti serb “Republika”.
“Tani ai do të mund të luajë në Leskovc kundër shqiponjave, pyetja e vetme është nëse do të mundet. Me fjalë të tjera, a do t’i lejojnë zviceranët një luks të tillë që ndoshta Xhaka të shkaktojë incidente të reja në mes të Serbisë.
Madje kishte menduar se ai do të humbiste qëllimisht këtë ndeshje për shkak të pezullimit. Kështu, ai mori karton të kuq direkt ndaj Danimarkës, por UEFA e dënoi vetëm një ndeshje, pra kundër Spanjës, ndërsa ndaj Serbisë do të mund të luajë në përbërje”, ka shkarravit pamfleti serb..