Serxhio Ramos është pa skuadër që nga 1 korriku, pas aventurës së tij me PSG-në.
Duket se spanjolli është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në La Liga.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle 37-vjeçari është në bisedime me skuadrën ku ai u rrit, Seviljan.
Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare, teksa në garë për Ramosin janë edhe disa klube nga Arabia Saudite.