Ardit Çuni, opinionist në “BBV”, është bërë bjond dhe kjo i ka tërhequr vëmendjen moderatores Megi Pojani. Pasi e pyeti nëse ka bërë këtë ndryshim në look për t’i ngjarë Luizit, Arditi tha se ai bën ndryshime herë pas here. Arditi tregoi se ai i ka lyer flokët para Luizit, që në “Big Brother VIP 1”, së bashku me Dagzin. Këngëtari shtoi se i lyen gjithmonë dhe kur shkon në udhëtime.
“Unë mendoj që ngjyra e flokëve është firma e ‘Big Brother’. Vitin e kaluar unë dhe Dagz i kemi lyer flokët bjond, prandaj i riktheva dhe këtë vit. Madje, sa herë që shkoj në Amerikë, i bëj gjithmonë. Rastisi të shkoja këtë herë”, tha ai.
Por nuk është ai i vetmi. Dy miqtë e Luizit, Mario dhe Joni, i kanë ndryshuar flokët për të mbështetur mikun e tyre në BBV, por edhe e kanë shpërndarë këtë “challenge” me miq të tjerë të Luizit.
Madje, edhe Megi Pojani tha që, nëse Luizi do ta fitojë “BBVIP”, edhe ajo do t’i lyejë flokët si ai: “Nëse fiton Luizi… Kur të fitojë Luizi, do t’i bëj edhe unë”, tha Megi.