Megi Pojani është një ndër vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale.SHIH VIDEON
Emri i saj është aluduar shpesh për t’u bërë pjesë e Big Brother Vip, por ajo i surprizoi të gjithë duke u bërë prezantuese e “Big Brother VIP Fan Club” dhe ka deklaruar se nuk do e pranonte asnjëherë ftesë për t’u bërë pjesë e BBV.
Duke qenë prezantuese e “Big Brother VIP Fan Club”, Megi e ka dhe të ndaluar të deklarojë publikisht se kë pëlqen apo mbështet në BBV, por duket se me videon e fundit ajo ka treguar shumë.
Megi ka publikuar një video në “TikTok” ku shfaqet duke kërcyer këngë e Luiz Ejllit “Zjarr e Ftohtë”, të cilën e ka kënduar në Eurovision. Duket se si shumica e shqiptarëve, edhe për Megin banori i preferuar në BBV qenka Luizi.
Nderkohe teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh Luiz Ejlli ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara.
Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerr atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.
“Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”, tha Luizi.