Mesfushori i “Dardanëve” vendimtar në ligën austriake, realizon në fitoren kundër ish-ekipit të Vrionit

Sot në kampionatin austriak është zhvilluar ndeshja midis LASK Linz dhe WSG Tirol, ish-ekipi ku ka luajtur Vrioni. Në fushë është inkuadruar Valon Berisha, mesfushori i Kombëtares së Kosovës i cili ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit austriak që luan thuajse çdo sezon në kompeticionet europiane.

Berisha ka arritur të shënojë gol në takimin që u mbyll me shifrat 2-1 në favor të skuadrës së Linz. Lojtari i “Dardanëve” realizoi golin që çoi në barazpeshë rezultatin në minutën e 40-të, pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë. Ky realizim “i hapi” rrugën suksesit të LASK-ut.

Lojtari i kombëtares së Kosovës ka arritur të çoi në 4 numrin e realizimeve në Osterreich Bundesliga. Valoni ishte pjesë e paraqitjes ndaj lituanisë të kombëtares, por mungoi në takimin ndaj qipriotëve për shkak të një lëndimi që e la jashtë 1 ditë para ndeshjes.

Ai vazhdon formën e mirë në austri dhe kësisoj po ftohet vazhdimisht nga Foda, duke parë në repertorin e tij dhe eksperiencën e madhe nëpër liga të shumllojshme europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top