Gjeorgjia ka humbur sfidën kundër Ukrainës diçka e papritur dhe që i prish serinë e rezultateve pozitive në Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga figura e njohur franceze Willy Sagnol do të kërkojë që të gjejë motivimin e duhur para ndeshjes me Kombëtaren tonë ditën e nesërme.
Gjeorgjianët e dinë që tre pikët me ukrainasit ishin të domosdoshme duke parë kundërshtarin e radhës, Shqipërinë. Kësaj gjëje i druhet edhe një nga lojtarët më në formë të ekipit nga malet e Kaukazit, Otar Kiteishvili. Mesfushori aktivizohet me kampionët e Austrisë edicionin e kaluar, Sturm Graz dhe këtë sezon është paraqitur dhe në Champions me ta.
28 vjeçari në një intervist pas ndeshjes në Poloni me shtetin që ndodhet në gjendje lufte është shprehur qartë rreth takimit të humbur dhe atij pasardhës.
“Humbëm një takim që s’duhej t’a kishim humbur. Do të analizojmë çdo detaj dhe do të gjejmë ku kemi gabuar. Shpresojmë që të nxjerrim mësim nga kjo. Shqipëria është komponent i vështirë dhe kurrsesi nuk duhet të bëjmë hapa prapa përsëri. Ky, një grup ku mund të fitosh çdo ndeshje dhe mund t’a pësosh tek të gjitha“, u shpreh Kiteishvili.
Gjeorgjiani numëron 4 trofe të fituara tek austriakët dhe aspiron që të shkojë në një kampionat më elitar dhe në një skuadër të një kalibri të lartë.