Mesfushori i Gjermanisë: Kros i pazëvendësueshëm, por ia dalim si grup i bashkuar

Paskal Gros nuk ishte larguar nga Anglia që nga viti 2017. Atij iu desh të priste deri në moshën 33-vjeçare përpara se të ulej në një ekip vendës si Borusia Dortmund.

Megjithatë, te Brajton, veçanërisht nën drejtimin e Roberto De Zerbit, mesfushori gjerman u bë “Kaizer” për tifozët e “Pulëbardhave”, duke marrë edhe thirrjen prestigjioze të kombëtares gjermane për “Euro 2024”, derisa u rikthye në Bundesligë në gusht.

“Më duhet të përshtatem sërish pas shtatë vitesh në Angli”, tha ai në një intervistë për Federtën Gjermane të Futbollit. Megjithatë, ai me siguri nuk e ka harruar debutimin e tij me fanellën e Gjermanisë në shtator të vitit të kaluar: “Periudha ime më e mirë në futboll ka qenë aty, fëmijët e mi kanë lindur atje, nuk është vetëm kaq. Unë jam i ri, duhet të përshtatem dhe të jem i hapur për klubin dhe shokët e mi”. Ndërsa tani me Gjermaninë ai dëshiron të përpiqet të mbushë boshllëkun e lënë nga një ikonë si Kros : “Nëse luajmë futboll të ngjashëm, natyrisht që unë kam detyra të ngjashme me ato të Toni. Por krahasimi nuk do të ishte i drejtë. Për mua ai ndoshta është lojtari më i madh dhe më i suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Gjermania, kam mësuar shumë nga Toni gjatë Kampionatit Europian”.

Me rastin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve, trajneri Julian Nagelsman ka thirrur disa fytyra të reja për ndeshjet ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Holandës. Por Gros tashmë e di se si të merret me afrimet e reja : “Ne duam t’i bëjmë gjërat sa më të thjeshta të jetë e mundur për lojtarët e rinj, në mënyrë që ata të vendosen shpejt dhe të ndihen si në shtëpinë e tyre. Dhe se ata e kuptojnë menjëherë mënyrën tonë të lojës. Mundohem t’i mbështes ata, të sjell shpirtin në fushën e stërvitjes dhe të jap shembull”. Me 10 paraqitje ndërkombëtare, Paskal mund të mburret me më shumë se 13 lojtarë në skuadrën aktuale të Gjermanisë: “Çdo nominim më bën përsëri krenar. E di se nga vij, është ende diçka krejtësisht e veçantë të luash për Gjermaninë, nuk do të jetë kurrë normale për mua, udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, ju duhet të mbani mend se nga vini, të tregoni mirënjohje dhe përulësi”, e mbylli Gros.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top