Kampionatet janë drejt fundit, ku javë pas jave vendosen edhe verdiktet e tyre. Edhe në Çeki është mësuar skuadra kampione. Sparta Pragës arrin të fitojë titullin kampion në Çeki pas 9 vitesh.
Një sukses i jashtëzakonshëm për gjigandët çek që në këtë mënryë koleksionojnë edhe titullin e 37-të në historinë e klubit.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare. Qazim Laçi u shpall mbrëm kampion. Kujtojmë se Laçi u bashkua me çekët vetëm në merkaaton e janarit. Gjatë kësaj periudhe 27-vjeçari ka arritur të luajë në 16 ndeshje, duke marrë një rol protagonisti në skuadër. Me të fituar titullin edhe festa nga Laçi është legjitime, i cili mesa duket nuk arrin të kontrolloje veten nga gëzimi.
Kujotjmë se Laçi pret edhe një ftesë nga Sylvinho për sfidat e muajit qershior ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faraoe të vlefshme për Euro 2024.