Mesfushori shqiptar bën heroin në Itali, shënon golin e fitores

Ish-mesfushori i Shpresave, Erald Lakti, u shndërrua në hero mbrëmjen e sotme, teksa shënoi golin e fitores 1-0 për skuadrën e Arizanjos në duelin ndaj Pro Patrias, të vlefshme për javën e 12-të të Serisë C.

Lakti është një titullar i padiskutueshëm te skuadra italiane, teksa ky ishte goli i dytë i tij në 11 ndeshjet e aktivizuara në kampionat.

Interesant është fakti se mesfushori shqiptar, rivalë në këtë duel kishte edhe dy shqiptarët e tjerë sulmuesin Toci dhe mbrojtësin Bashi që janë pjesë e Pro Patrias.

24-vjeçari prej 2 sezonesh është pjesë e Arizanjos, teksa kërkon të lerë shenjë te ky klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top