Mesi dhe Ronaldo jashtë listës, ja kush janë tre më të mirët e historisë sipas legjendës holandeze

Legjenda e Holandës dhe Milanit, Marko van Basten ka zgjedhur tre lojtarët më të mirë në historinë e futbollit sipas tij, ku shihet mungesa e Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Sipas tre-herë fituesit të “Topit të Artë”, tre më të mirët janë padyshim Pele, Maradona dhe Johan Krajf.

“Si fëmijë, doja të isha si Krajf. Ai ishte shoku im, më mungon. Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të pabesueshëm. Mesi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në një ekip.

Mesi nuk është ai që del përpara për të shkuar në luftë. Nuk harroj Kristiano Ronaldon, Mishel Platinin apo Zinedin Zidan”, ishin fjalët e van Basten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top