Kosova do të përballet me Lituaninë me fillim nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tanimë përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar edhe formacionin titullar, ku në portë është prurja e re Amir Saipi para Aro Muric.
Nuk ka të bëjë fare me gjobë, por me një lëndim që portieri numër një i Kosovës e ka pasur.
Gazeta Olle mëson nga burime të afërta me lojtarin që ai nuk ka stërvitur tre ditë në Kosovë pasi ishte i lënduar.
Gjithsesi Aro pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Qipros që zhvillohet të martën në ‘Fadil Vokrri’.