Mësuan sulmin terrorit ndaj Top Channel, a pranuan banorët të vazhdojnë rrugëtimin në Big Brother VIP

Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e së martës me njarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua me armë dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola.

Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorëne pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.

Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin komëbtar, që prej mesnatës të së dielës.

Top Channel ndjeu detyrimin që këtë lajm ta ndajë me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.

Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top