Miku i ngushtë i Ten Hagut: Është i shkatërruar nga shkarkimi, nuk po mendon për paratë

Erik Ten Hag u shkarkua nga pankina e Mançester Junajtidit për shkak të rezultateve të dobëta. Ai u zëvendësua nga portugezi, Ruben Amorimi.Hans Kraay Jr, miku dhe ish-shoku i skuadrës si futbollist deklaroi se Ten Hag është plotësisht i shkatërruar nga shkarkimi.

“E di që do të fitojë më shumë se 14 milionë euro, por është krejtësisht i shkatërruar, në momente të caktuara nuk mendon për paratë. Natyrisht, ai nuk do të mundohet për të përballuar jetesën, por profesionalisht ai ndjen se është në telashe”, përfundoi ai.

 PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top