Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë yllin e Serie A

Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës.

Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar katër përforcime për sezonin e ri.

Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Loftus-Cheek, Lucas Romero, Christian Pulisic dhe së fundmi Tijani Reijnders.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Furlani dhe Moncada po punojnë edhe për tre përforcime të tjera.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka nisur bisedimet me Torinon për transferimin e mbrojtësit ivorian, Stephane Singo.

Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe e kanë piketuar Singon si përforcimin ideal.

Singo ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Demat kërkojnë 10 milionë euro.

Milan do t’ia ofrojë Torinos kartonin e Messias dhe 5 milionë euro në këmbim të Singos, ofertë të cilën Demat pritet ta pranojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top