Milan “shfryn” nervat e eliminimit nga Champions, drejtuesit bëjnë gati ndëshkimin për Theo Hernandez

Milan u eliminua nga Feyenoord mbrëmjen e djeshme nga Champions League. Kuqezinjtë nuk shkuan më shuëm se barazimi 1-1 në shtëpi, teksa për shkak të humbjes 1-0 në sfidën e parë i japin fund këtu rrugëtimit të tyre në këtë turne.

Por kuqezinjtë duket se nervat e këtij eliminimi do t’i nxjerrin te Theo Hernandez. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq  në minutën e 51-të pas 2 kartonëve të verdhë. Diçka e tillë ka nervozuar drejtuesit, pasi holandezët shfrytëzuan avantazhin numerik dhe barazuan shifrat.

Kështu sipas mediave italiane drejtuesit kuqezi po bëjnë gati gjobën për francezin. Kartoni i dytë i verdhë i marrë nga Hernandez i ka bërë dëm skuadrën dhe për këtë priten masa ndaj tij. Të gjithë tifozët presin me padurim të  ësojnë se çfarë do të ndodhë saktësisht mes tyre.

Back To Top