Milani “detyron” Ramadanin të ndalet, mesfushori ishte më i aktivizuari por tani duhet ta bëjë pushim

Ylber Ramadani ka qenë zbulimi i këtij sezoni në Serinë A për skuadrën e Leçes. Mesfushori shqiptar ka shfaqur një formë fantastike dhe nuk është aspak çudi që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme.

Edhe trajneri Di Françesko i ka besuar atij verbërisht dhe rezulton se qëkur ka filluar sezoni, me 1239 minuta mes kampionatit dhe Kupës, Ramadani është lojtari më i aktivizuar në radhët e këtij klubi.

Megjithatë, kartoni u verdhë që ai mori në ndeshjen ndaj Milanit, bëri që Ramadani të plotësonte numrin e kartonëve dhe tashmë do të duhet që të qëndrojë një ndeshje pushim,. Kështu, ai do të jetë spektator në duelin e radhës të Leçes kundër Veronës në kampionatin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top