Milani gati për një superbomber që do të trondisë Serinë A

Milani po bën hapa konkretë drejt përforcimit të repartit ofensiv dhe emri që gëzon më shumë konsensus brenda klubit është ai i sulmuesit serb Dusan Vlahovic. Sipas raportimit më të fundit të gazetarit të njohur Matteo Moretto, sulmuesi i Juventusit është “preferenca numër një” për drejtuesit kuqezinj dhe kontaktet mes palëve janë aktive.

Në një video të publikuar në kanalin YouTube të Fabrizio Romano, Moretto theksoi se drejtori sportiv Igli Tare është duke ndjekur personalisht dosjen Vlahovic, duke komunikuar si me përfaqësuesit e lojtarit, ashtu edhe me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, trnasmeton ORAinfo.

Sipas burimeve të afërta me klubin, Milani është në fazën e vlerësimit të kostove, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së ndonjë lojtari në marrëveshje për të ulur shifrën që Juventus kërkon për kartonin e Vlahovic.

Ndërkohë, klubi kuqezi vazhdon të mbajë hapur edhe pista të tjera, përfshirë Rasmus Hojlund, megjithatë konkurrenca nga Napoli dhe kërkesat e larta financiare mund ta bëjnë atë një alternativë më e vështirë.

Back To Top