Ministri serb e pranon dhe dorëzohet para Republikës së Kosovës!

Zoran Gajiq paska folur sot për Republikën e Kosovës dhe qenka ankuar!

Gajiq paska treguar përrralla në Rashkë duke u ankuar për sportin në Kosovë!

Ministri i Sportit në Serbi, Zoran Gajiq, sot ka vizituar rrethin e Rashkës, ku është kryetarin e këtij vendi Darko Miliçeviq duke biseduar për gjendjen aktuale në sport në këtë komunë dhe më pas ka pas në një takim me përfaqësuesit e shoqatave ilegale sportive serbe që veprojnë në Kosovë.

Gajiq e ka pranuar dhe është dorëzuar, duke thënë se ka rënë sporti në Kosovë, pra i referohet klubeve ilegale serbe që veprojnë në Kosovë, ku tash e një kohë garat i zhvillojnë në Rashkë dhe jo më në Zveçan, Zubin Potok, Leshak etj. 

Klubet ilegale dhe fantome që veprojnë me program Beogradit, tani po luajnë në Rashkë.  

“Situata me sportin në Kosovë është shumë specifike, sporti është fatkeqësisht një nga sferat e para që ka rënë për shkak të qeverisjes në Prishtinë dhe për shkak të momentit kur Komiteti Olimpik, FIFA, UEFA, FIBA, FIVB, IHF dhe të tjera evropiane. dhe konfederatat botërore lejuan që në Kosovë të ketë federatat e veta sportive.

Megjithatë, me kënaqësi mund të konstatoj se të gjithë sportistët tanë kanë mbetur në sistemin serb dhe po kryejnë aktivitetet e tyre.

Më duhet t’i shpreh falënderimet e mia të veçanta Rashkës dhe Novi Pazarit, të cilët i mirëpresin si mysafirë për të luajtur këtu si nikoqirë, sepse atje ka disa probleme që janë trashëguar nga vitet e kaluara dhe për të cilat tani jemi marrë vesh se si t’i zgjidhim.

Një pjesë e atyre problemeve duhet të zgjidhen përmes Ministrisë, një pjesë përmes Zyrës për Kosovë, një pjesë përmes shoqatave serbe, liderët e të cilëve janë në Beograd – kjo është në agjendën tonë të punës, tha Gajiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top