Miqësorja në Bosnje, Vllaznia bind me “poker” në debutimin e Memellit

Vllaznia zhvilloi pasditen e sotme testin e parë në Bosnje, pikërisht kundër NK Medjugorje, skuadrës që përfaqëson vendin ku po kryen fazën përgatitore.

Skuadra shkodrane arriti të triumfonte me rezultatin 0-4 duke shënuar nga 2 gola për çdo pjesë. Çoba dhe Balaj ishin ata që gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë, përkatësisht në minutën 29 dhe 32, ndërkohë që Dodaj dhe Dodev, vulosën “pokerin” në minutat 69 dhe 75. 

Kjo ishte prova e parë e kuqebluve nën drejtimin e Memellit, i cili e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te Vllaznia. 

Ndërkohë, klubi ka konfirmuar se gjatë qëndrimit në Bosnje, do të luajë edhe ndaj ekipit vendës, NK Posusje, më 28 qershor, si dhe Igman Konjic më 2 korrik. Këto dy skuadra janë pjesë e elitës së kampionatit boshnjak dhe për Vllazninë mund të jenë barometër. 

NK Medjugorje- Vllaznia 0-4

Golat: Çoba ’29, Balaj ’32, Dodaj ’69, Dodev ’75

Pjesa e parë (3-4-3): Qarri, Stojanoviç, Juriç, Chesmedjiev, Smajli, Boshnjaku, Alivoda, Hakaj, Mala, Balaj, Çoba.

Pjesa e dytë (4-2-3-1): Qarri, Dragoshi, Pusi, Paloka, Spahija, Cungu, Dulaj, Delaj, Pjeshka, Dodev, Dodaj. U aktivizua edhe Zaganjori. Trajner: Migen Memelli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top