Interi fiton përballë Venezias në “San Siro” dhe shkon -1 pikë nga Napoli kryesues. Nuk mund të ndodhte ndryshe në ditën kur ekipi i Antonio Conte mori një goditje të rëndë në stadiumin “Maradona” nga Atalanta.
Ishte shansi për ziklatrit që zvogëloni hendekun me kryesuesit dhe nuk e lanë t’u ikte nga duart. Përballë Venezias, në letër, fitorja ishte formalitet, por në fushë futbollistët e Interit djersitën shumë, madje u vunë disi edhe nën presion nga mungesa e golit në pjesën e parë, rastet e shumta të humbura dhe prova që kaloi Sommer pas goditjes së Oristanios.
Pas golit të Mkhitaryan të anuluar nga sistemi VAR bë minutë ne 51-të, për të hequr presionin e madh të akumuluar mendoi Lautaro Martinez, pas krosimit të Federico Dimarcos në të 65-tën.
Një gol që mori vlerën e trepikëshit pasi në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim rezultati, edhe pse në shtesë tifozët ziklatër mbetën në ankth kur Venezia shënoi, por goli iu anulua nga sistemi VAR për prekje të topit me dorë.