Momente paniku për Karlos Tevez, i cili ka shpëtuar për mrekulli. Ish-sulmuesi argjentinas, aktualisht trajner i Independientes, raportohet se së fundmi është rrëzuar në tualetin e shtëpisë dhe pësoi një lëndim në kokë që kërkonte 10 qepje.
Për fat të mirë kjo situatë e vështirë kaloi pa pasoja të mëdha, teksa “Apashi” ka lënë së fundmi spitalin dhe gëzon shëndet të mirë.
Ai ka dalë nga spitali dhe do t’i bashkohet skuadrës së Independientes në hotel për ndeshjen kundër Barracas. Tevez fillimisht ka ndier marrje mendsh dhe më pas i ka rënë të fikët në tualetin e shtëpisë së tij.