Skuadra e Legia Warsawa ka shënuar një fitore të madhë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të UEFA Confrence League, pasi me rezultat 3-2 mposhti Aston Villan.
Një ndeshje tejet të mirë e zhvilloi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, shkruan LIG Sport
Muçi shënoi dy gola dhe fal tij skuadra nga Polonia arkëton tre pikë në këtë ndeshje tejet interesante.
Muçi u largua nga loja në minutën e 72’të, duke u zëvendësuar nga Rosolek. Por ajo që befasoi të gjithë ishin tifozët, të cilët thërrasin emrin e futbollistit shqiptar.
Kujtojmë që lojtari 22-vjeçar deri tani me Legian këtë sezon ka shënuar shtatë gola në të gjitha kompeticionet.