Monaco “hesht” Beogradin në sekondat e fundit

Java e gjashte u mbyll me një ndeshje të fortë në Beograd teksa Monaco mundi Partizanin 74-79 në një betejë të ashpër për mbi 2 ore. Në fillim të takimit vendasit falë edhe mbështetjes së tifozërisë krijuan raste shumë të mira shënimi, por menjëherë skuadra franceze mori kontrollin e lojes.

Në periodën e dytë, Monaco arriti deri në +16 pikë avantazh falë sulmit të rrjedhshëm dhe gjuajtjeve të sakta por edhe duke shfrytëzuar nervozizmin e skuadrës serbe. Partizani i Beogradit në gjithë pjesën e parë kërkoi të shënonte vetëm me gjuajtje për tre pikë, por nuk rezultuan efikase.

Në pjesën e dytë Obradovic ndryshoi mbrotjen dhe sulmi nisi të reagonte me depërtime të sakta aq sa e përmbysën brenda periodës së tretë. Në periodën e katërt, Partizani ishte sërish më mirë si me trepikësha nga Nakic e Lundberg ashtu edhe me depërtimet e Jones.

Por Monaco u tregua shumë gjaftohtë në 3 minutat e fundit dhe mundi ta përmbyste duke përfituar dhe nga gabimet për shkak të euforisë së vendasve. Me këtë fitore, Monaco ngjitet në vend të 5-të me 4 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Partizani i Beogradit zbret në vend të 13-të me 2 fitore dhe 4 humbje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top