“Mora fjalë”/ Performanca drithëruese e Shkurte Fejzës në stadium që ngrii, efektivi nuk i reziston këngëtares (FOTO)

Shqipëria arriti një fitore historike përballë rivalëve më të fortë të grupit Çekisë, me shifrat 3-0, ku fillimisht ishte Jasir Asani që shënoi i pari, ndërsa shënoi dy golat e parë me kombëtaren edhe sulmuesi Taulant Seferi.

Emocione të mëdha pushtuan “Air Albania” pak minuta para nisjes së ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Çekisë. Shkak u bë performanca drithëruese e Shkurte Fejzës, me këngën patriotike “Mora Fjalë”.

Edhe pse ishte në krye të detyrës, një efektiv i forcave “Shqiponjave” nuk i ka rezistuar këngëtares, teksa i ka kërkuar një foto. Gjithashtu nuk mungoi as simboli i “shqiponjës”, nga efektivi i policisë.

Kujtojmë që Shkurte Fejza zbriti në impiantin gjigand me mikrofonin në dorë, ndërsa në tribuna shumë prej tifozëve mbajtën dorën në zemër për shumë se 4 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top