Alvaro Morata, sulmuesi i Milanit i përfshirë aktualisht në kampin stërvitor të kombëtares spanjolle, ka dhënë një intervistë për COPE, duke trajtuar tema të ndryshme.
Mes temave të prekura nga qendërsulmuesi ishte edhe ajo e shëndetit mendor dhe depresionit te sportistët. Në një pamje paraprake të intervistës së plotë, Morata shprehet kështu: “Kur kaloni momente vërtet të vështira, si depresioni apo sulmet e panikut, nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni apo në çfarë situate je në jetë, ke një person brenda të cilit duhet të luftosh çdo ditë e çdo natë”.