Mori ftesën e Silvinjos në tetor, talenti shqiptar dëmtohet dhe mbyll vitin

Adrion Pajaziti do të duhet të presë ende për të debutuar me fanellën e Shqipërisë. Një muaj më parë mori ftesën e Silvinjos për t’ju bashkuar ekipit A të kuqezinjve, por një fat të tillë nuk do ta ketë për dy ndeshjet e nëntorit. Shkak për këtë është bërë një dëmtim i pësuar së fundmi në kampionat.

Pajaziti luajti vetëm 8 minuta në përballjen kundër Istrës si pasojë e një dëmtimi të pësuar. Pas testeve mjekësore, mësohet se 21-vjeçari ka pësuar një çarje të madhe të muskulit të pasëm të kofshës së tij. Adrion Pajaziti pritet të jetë gati për gjysmën e dytë të sezonit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top