“Mos harroni t’i bëni fresk Luizit”, Arbër Hajdari ironizon Efin dhe Kiarën

Në fund të mbrëmjes së djeshme ata u rifutën sërish si banorë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas televotimit që u hap gjatë spektaklit.

Më e votuara për t’u rikthyer në këtë format ishte Efi Dhedhes, ndjekur nga Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane.

Por opinionisti Arbër Hajdari, ka pasur dyshimet e veta mbi hyrën e tyre. Arbri shprehu qartë që dy vajzat Efi dhe Kiara nuk do të bënin  asgjë ndryshe pasi janë të dyja ‘teamLuiz’ ose siç i quajti ai ‘luizatore’. Ku nuk kanë munguar as ironitë dhe batutat nga opinionisti duke iu drejtuar me “mos harroni të merrni një freskuse ti bëni fresk Luizit” ose “nuk keni më nevojë për hapsirë” .

“Është shumë e rëndësishme për çfarë po hyjnë. Për të shkuar finale apo kuptuan se nuk kanë nevojë për hapësirë fare. Kanë nevojë për një freskuese për t’i bërë fresk Luizit. Nuk mundoj se mund të ketë ndonjë ndryshim në lojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top