“Mos më prek me dorë! S’më zhduk dot mua, hipokrite”- Sherr mes banoreve të BBV, moderatorja përplaset ashpër me gazetaren: viktimizohu, shko qaj

Dy banoret e Big Brother Vip, Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli janë konfliktuar ashpër me njëra-tjetrën.

Gjatë debatit, gazetarja iu është drejtuar moderatores duke i thënë që “mbylle, mua s’më zhduk dot”, teksa e quajti edhe hipokrite.

Ndërkohë Erjola Doçi në një moment e preku në ballë dhe banorja iu kthye duke i thënë “mos më prek me dorë”.

“Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit”, iu drejtua moderatorja.

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Ty të të gjejë njeri në rrugë nuk të merr. Ti je diamanti dhe floriri i shtëpisë këtu.

Sara Gjordeni: Po si mund të ma thuash mua këtë pa familje moj budallaqe.

Erjola Doçi: Ty të shëmton sjellja jote i e nderuar.

Ilnisa Agolli: Mbylle ti, the zhduku

Erjola Doçi: Normalisht që të them ik zhduku.

Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua. As ti as 100 si ty! Hipokrite

Erjola Doçi: Hipokrite je ti vetë.

Ilnisa: Erdhe me 100 skema.

Erjola Doçi: Skema bën ti në kokën tënde.

Ilnisa: Avash mos më prek ti me dorë.

Erjola Doçi: Vazhdo viktimizohu, shko qaj tek dhoma e rrëfimit.

Ilnisa: Kur qaj unë, vaj medet çfarë bën ti. Je super hipokrite

Erjola Doçi: Po i thërret vetes në emër.

Ilnisa Agolli: Nuk më trembin 100 si ti

Erjola Doçi: Inshallah nuk ka bota 100 si ti se do ishte vaj me det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top