Motra e ‘rivales’ së Luizit në “Big Brother VIP”, gazetarja Gerta Gixhari ka komentuar lidhjen e këngëtarit me Kiarën në shtëpi.
Teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, Gerta ka renditur disa nga arsyet se përse lidhja e tyre nuk do mund të funksionojë pas mbarimit të “BBVIP”.
Sipas saj nëse lidhja do çalojë ‘shkaku’ do të jetë Kiara pasi ajo ka një karrierë që duhet të ndjekë ndërsa Luizit i ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe ai e ka shprehur dhe më parë se moderatoren e sheh si nënën e fëmijëve të tij.

“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara.
Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen.
Ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe Kiara i plotëson kushtet për ta patur nënën e fëmijëve, siç thotë ai. Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit,”-tregoi Gerta.