Moviola e Shqipëri-Çeki/ VAR-i anulon golin e Mujës për centimetra (VIDEO)

UEFA kishte dërguar për të gjykuar Shqipëri-Çeki një arbitër të nivelit të lartë në Europë si Dani Makelie, i cili edhe dje në “Air Albania”, me vendimet e tij, ishte thuajse perfekt.

Natyrisht që u ndihmua edhe nga sistemi VAR, ndërsa momenti më flagrant ishte anulimi i golit të Arbnor Mujës në minutën e 82- të për pozicion jashtë loje. “Panorama Sport” ju sjell dy rastet për moviolë të ndeshjes.

38′ Harkim në zonë i Çernit, aty ku Kufal devijon me kokë dhe topi shkon te Chytil, që tri metra larg portës, e dërgon në rrjetë. Mirëpo, goli i Çekisë anulohet, pasi devijimi ka qenë me dorën e majtë të Chytil. Arbitri Makelie anulon golin dhe ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin çek. Për Chytil është i dyti dhe del automatikisht me të kuq, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. Prekja me dorë konfirmohet edhe nga VAR-i, pasi kishte dyshime se mund të ishte devijim me shpatull. (VIDEO)

82′ Ramadani rikuperon një top në anësore dhe shërben te Hysaj, që menjëherë jep një asist te Muja, i cili me shpejtësi futet në zonë dhe i vetëm me portierin godet tokazi me të djathtën dhe shënon golin e katërt. Mirëpo, pas tre minutash verifikim nga sistemi VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje të Mujës në momentin kur u shërbye nga Hysaj. Një rast ku vetëm centimetrat e ndanin Mujën nga mbrojtësi i fundit çek dhe teknologjia e konsideroi si gol të parregullt. (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top