Inter mposhti 1 me 0 Venecian në një ndeshje që nuk pati pak polemika. Më poshtë iu sjellim moviolën e këtij takimi.
* Në minutën e 15-të Interi pretendon për 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga Haps, por Ferreri Kaputi vërshelleu faull të Dumfris ndaj lojtarit të Venecias. Protesta nga ana e zikaltërve.
* Në minutën e 40-të i mungon një karton i verdhë Zielinskit që bën një faull taktik në mesfushë për të ndalur një aksion të rrezikshëm të rivalit.
* Minuta e 51 sjell golin për Interin që anulohet me VAR për shkak të pozicionit të parregullt të Dimarkos. Vendim i drejtë.
* Venecia barazon rezultatin në minutën e 97-të, por VAR ndërhyn sërish për të anuluar golin për shkak se Sverko e ka devijuar topin edhe me dorë drejt portës së Zomerit. Me rregullore, çdo top i prekur me dorë që sjell gol anulohet.
PANORAMASPORT.AL