Mposhtën Kastriotin, Agostinelli: Më pëlqeu që Flamurtari im vuajti

Kastrioti dhe Flamurtari kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në Krujë, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i vlonjatëve, Andrea Agostinelli.

“Në pjesën e dytë ishte një reagim i mirë nga Kastrioti dhe ata na vendosën në vështirësi. Unë bëj trajnerin dhe trajneri nuk përgatitet vetëm për të fituar 4 me 0 apo 5 me 0. Kjo është një ndeshje që më jep më shumë kënaqësi pasi dhe kemi vuajtur në këtë ndeshje.

Lojtarëve të mi përveç kualitetit që kanë me topin u kam thënë që të luajnë me zemër. Rivali jonë për Superligën? Unë mendoj që Besa me Vorën do luftojnë me ne deri në fund për fitoren e kampionatit”, tha trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top