MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT/ Kush jan 3 banoret e BBV2 te cilet po agjerojne

Mëngjesin e ditës së sotme (23 mars) për besimtarët mysliman kanë nisur muaji i shenjtë i Ramazanit. Për gjatë gjithë muajit personat që i përkasin besimit islam dhe janë në mundësi të plotë do të agjërojnë.

Edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka banorë të cilët do të agjërojnë në këtë muaj të shenjtë. Bëhet fjalë për Nitën, Gertin dhe Fotininë.

Treshja është ngritur mëngjesin e sotëm për syfyr dhe do të qëndroj agjërueshëm deri rreth orës gjashtë të pasdites kur edhe është orari për të prishur agjërimin e tyre.

Ramazani është emri i muajit të nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Muhamedi mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” (Sura II, v. 185).

Është muaji i shenjtë i agjërimit, kushtuar lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës. Agjërimi është një detyrim për të gjithë myslimanët praktikantë, të rritur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk mund të hanë, të pinë, të tymosin dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, për 30 ditë.

Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top