Muçi shënon dhe humbet/ Lojtari i kombëtares, gol në superligën turke

Ishte një ndeshje vërtet e vështirë.

Beshiktashi po luante në shtëpi ndaj një rivali më pak të fortë si Kasëmpasha, I cili sikur e kishte vënë përpara.

Papritur, krejt ndryshe nga rrjedha e lojës, skuadra e kryeqytetit të Turqisë u shpëtua në pjesën e parë nga një shqiptar.

Ernest Muçi e kaloi në avantazh 1-0, ndonëse ky gol nuk vlejti për rezultat.

Muçi shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, pasi ndoqi shumë mirë aksionin.

Tashmë, janë tri rrjeta të lojtarit ofensiv të përfaqësueses këtë sezon të Superligës turke, të cilave ai u shton edhe një asist.

Ish-lojtari I Tiranës më në fund po fiton besimin e trajnerit holandez, Van Bronkhorst, pas një fillimi të vështirë të edicionit.

Në sfidën e kaluar, humbur 1-2 me Gallatasarajin, Muçi shënoi edhe pse luajti vetëm 22 minuta.

Edhe kur shënoi golin e parë në Superligë, në fitoren 4-2 të Beshiktashit ndaj Antaliasporit, iu deshën vetëm dy minuta në fushë.

Pavarësisht kontributit të 23-vjeçarit, skuadra nga Stambolli pësoi një tjetër humbje.

Kasëmpasha barazoi në nisje të pjesës së dytë me golin e shënuar nga Klaudio Vink, dhe pastaj siguroi tripikëshin me rrjetat në minutat 70-të e 88-të, nga Ajtaç Kara dhe Mamadu Fall.

Në renditje, Beshiktashi mbetet gjithnjë e më prapa Gallatasarajit, plot 8 pikë dhe shpresat për titull duket se po shuhen edhe për këtë vit./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top