Egnatia – Tirana është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në orën 14:00 dhe që është e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të qenë më afër objektivave të tyre.
Për këtë përballje si Edlir Tetova ashtu edhe Bledi Shkëmbi kanë vendosur për titullarët e kësaj sfide. Të dy timonierët kanë shuar dilemat për formacionin dhe kanë piketuar 11-shen startuese.
Formacionet zyrtare:
EGNATIA: Dobjani, Alijev, Veseli, Aleksi, Lushkja, Bakajoko, Malota, Ndreca, Zejnullai, Ujka, Fanga. Trajner: Edlir Tetova
TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Jonuzi, Bajrovic, Haxhiu, Ndreca, Ismajli, Meta, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi