Medon Berisha ditën e sotme feston ditëlindjen. Mesfushori i Kombëtares ka mbushur 21 vjeç.
Urimet për të janë të shumta, teksa njëri prej tyre vjen nga FSHF. Federata nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron sa më shumë suksese në jetë dhe në karrierë.
Kujtojmë se Berisha është lojtari më i ri shqiptarë që ka mundur të luajë në Kampionatin Europian me kuqezinjtë. Sigurisht kjo është një arritje për talentin shqiptar, i cili për shkak të një dëmtimi mungoi në sfidat e këtij muaji, ku Kombëtarja luajti ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
“Sot i urojmë ditëlindjen Medon Berishës, futbollistit më të ri që ka luajtur me Kombëtaren në një kampionat Europian!
Gëzuar ditëlindjen Medon!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.