“Na anuloi gol të rregullt”, trajnerit të Venecias nuk i del e keqja: Arbitrja ishte në anën e Interit

Trajneri i Venecias, Eusebio Di Françesko ka akuzuar arbitren e sfidës, Ferreri Kaputi se çdo vendim e merrte në favor të Interit.

“Unë nuk jam shumë i bindur për faullin në fund. Mendoj se goli ynë ishte i merituar dhe i rregullt.

Arbitrja mendoj se ishte me anën tjetër. Jam krenar për djemtë, për këtë ndeshje të jashtëzakonshme që bënë ndaj një skuadre me potencial.

Stankoviç? Ka kualitet për të qenë portieri i së ardhmes”, ka thënë Di Françesko.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top