“Na kanë mbetur edhe 3 finale”, Seferi në prag të duelit me Çekinë: Ka ardhur koha të shënoj gol për Shqipërinë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Çekinë në datën 12 tetor. Ai u shpreh se do të jetë një ndeshje shumë e fortë por skuadra do të jap maksimumin në fushë.

“Ka konkurrencë, ne kemi grup të fortë. Përsa i përket kush do të luajë e vendos trajneri, ne na ngelet që vetëm të punojmë shumë dhe e shohim pastaj kush do të startojë apo jo. Janë 3 finale, por fokusi ynë është tek kjo ndeshje, dashtë zoti të dalim me rezultat pozitiv dhe pastaj do të shohim për ndeshjet e radhës.

Besoj që po pasi kemi bërë shumë gola, dhe kjo është ofensiva më e mirë që ka pasur Kombëtarja, kjo më bën të lumtur, konkurrenca na shërben për rezultate pozitive. Kur Kombëtarja shënon është diçka e bukur për sulmuesit, por kombëtaren nuk e bën reparti, por të gjithë bashkë. Motivim shtesë është kur shënon, ne sulmuesit luajmë për të bërë gola, jemi të lumtur kur shënojmë, erdhi koha të shënoj edhe me Shqipërinë. Ne duhet të kemi shpirtin luftarak ndaj Çekisë dhe tifozët tanë na bëjnë më të fortë.

Iu lutem tifozëve mos të hedhin flakadantë, dhe tek kjo ndeshje na duhet përkrahje, duhet të kenë kujdes dhe për sendet që hedhin në fushë sepse do të dënohen ata dhe ne penalizohemi. Çekia është kundërshtari më i fortë i këtij grupi për ne, Çekia nuk është vetëm Shik duhet të kemi kujdes, duhet të japim shpirtin në fushë dhe të luajmë me zemër. Shqipëria tani futet për maksimumin, por besoj që kemi grupin e duhur, jemi të karikuar e kemi forcën e duhur”, deklaroi Seferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top