Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother. Por Kiara nuk ka pranuar. Ajo i kërkuar Luizit të respektojë hapësirën e saj.Luizi: Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë.
Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë. Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë. Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.
Luizi: Hajde pra dalim. Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd. Luizi: Rrugëtim të kam ty unë.Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde. Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë.
Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh i kërkoi falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.
‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.shih videon
Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë.
Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.”