Nations League/ 26 gola të shënuar, Spanja i tregon vendin Serbisë, ja të gjitha rezultatet

Liga e Kombeve ka mbyllur këtë të martë ndeshjet e katërta në grupe me tetë sfida në Ligat A dhe C. 

Në Ligën A ka pasur duele interesante, ku Polonia dhe Kroacia barazuan 3-3 në një përballje spektakolare. Në Skoci, vendasit barazuan 0-0 kundër Portugalisë, me Ronaldon që luajti 90 minuta. GOLAT

Në Cordoba, Spanja mboshti 3-0 Serbinë me golat e Laporte, Morata dhe Baena. Ndërkohë në St. Gallen Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Danimarkës, për hapin e dytë fals radhazi. GOLAT

Në Ligën C, Kosova siguroi tri pikë me vlerë që e mbajnë në vendin e dytë në grup. Me golat e Amir Rrahmanit, Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit (goli i parë me Dardanët), Kosova mposhti 3-0 Qipron.

Tri pikë edhe për Rumaninë në udhëtim, ndërsa Irlanda e Veriut turpëroi 5-0 Bullgarinë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top