Sot u nda nga jeta Skënder Brahimaj, një nga figurat më të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat.
Skënder Brahimaj u lind më 19 Shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17 vjeçare nis karriera e tij futbollistile me ekipin e Flamurtarit.Në vitin 1962 shpallet nje nga 10 futbollistet më të mirë të Shqipërisë.
Karriera e tij futbollistike zgjati 13 vite. Më pas ai shërbeu si trajnier futbolli dhe mesues i edukimit fizik. Në mesin e viteve ‘80, Skënder Brahimaj emërohet trajnier i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij, talentin Fotaq Strakosha.
Gjatë viteve ‘90-2000, Skënder Brahimaj ka marrë në dorë drejtimin e ekipit te Flamurtarit, disa vite si trajnier e më pas edhe si shef i Klubit Flamurtari.
Profesor Skënder Brahimaj ka edukuar e përgatitur shumë breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gëzim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e së fundmi Fotaq Strakosha.
Pasioni dhe përkushtimi për sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga legjendat e këtij sporti, në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.
Përcjellia për në banesën e fundit bëhet nesër në ora 11, nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia, për në varrezat e Shërishtës.