Ndeshja e parë titullar me Kombëtaren, Indrit Tuci reagon pas fitores me Gjeorgjinë

Indrit Tuci ka arritur të realizojë “ëndrrën” e tij dhe të mbajë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare. Sulmuesi debutoi me fanellën kuqezi në humbjen ndaj Çekisë.

Ndërkohë ditën e djeshme ia doli të luante ndeshjen e parë si titullarë për Kombëtaren. Padiksutim që këtë sfidë do ta mbajë mend gjatë, pasi arriti të lërë gjurmë, duke dhuruar edhe asistin për Kristjan Asllanin në golin vendimtar të fitores 1-0 me Gjeorgjinë.

Tuci ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi. Sulmuesi ka postuar një foto të tij gjatë sfidës së djeshme ,ndërsa ka shkruar që ndjehet mjaft krenar.

“Krenar”, ka shkruar Tuci, i cili ka fituar shumë shpejt simpatinë e tifozëve “Kuqezi” falë paraqitjeve të tij në fushën e lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top