Ndeshja me Bologna-n mbrëmjen e sotme, Milan përjashton katër lojtarë

Alexis Saelemaekers, Divock Origi, Mattia Caldara dhe Fode Ballo-Toure nuk do të jenë “Stadio Renato Dall’Ara” mbrëmjen e kësaj të hëne, me Milanin që e nis në transfertën e Bologna-s javën e parë të Serie A.

Mediet italiane bëjnë me dije se katër lojtarët e padëshiruar, që ende janë pjesë e “Djallit”, ndonëse janë në shitje, nuk janë pjesë e ekipit të trajnerit Stefano Pioli në ndeshjen ndaj Bologna-s, që nis në orën 20:45 dhe që për publikun shqiptar transmetohet në “SuperSport 2”.

Me këtë veprim Pioli dhe Milani kanë treguar edhe njëherë tjetër që kërkojnë largimin sa më të shpejtë të këtyre emrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top