Ndeshja qe po mbahet sonte në Pragë mes Shqipërisë dhe Çekisë, po përcillet me provokime nga ana e tifozëve të ekipit vendas.
Në stadium në bazë të fotove që po qarkullojnë në rrjet është parë harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, teksa flamujt e Shqipërisë janë kthyer mbrapsht.
Përderisa loja ende po vazhdon, deri më tani në avantazh është kombëtarja e Çekisë, me një epërsi prej dy pikësh.
Golin e parë Çekia e shënoi në minutën e dytë falë goditjes të Choryt./Lajmi.net