Ndeshjet e nëntorit, Sylvinho gati të surprizojë me lojtarin e momentit në Superiore

Bekim Balaj e ka provuar shijen e fanelës kuqezi dhe nuk do të ishte çudi nëse sërish do t’i ofrohej një mundësi e tillë. Forma fantastike që po kalon këtë sezon futbollistik dhe problemet me dëmtimet e futbollistëve që përbëjnë organikën e Kombëtares, i kanë rritur kuotat shkodranit për të marrë një ftesë nga trajneri Brazilian.

Burime të besueshme tregojnë për Neësport.al, që shtatlarti i fazës ofensive i është referuar Sylvinhos, por ende nuk është marrë një vendim për të. Eksperienca e madhe si në Superiore, ashtu edhe jashtë vendit, por edhe me ekipin Kombëtar, mund t’i çojnë në derë ftesën 33-vjeçarit.

Bekim Balaj

Aktualisht Bekim Balaj është aktivizuar në 10 ndeshje ku ka arritur të shënojë 7 gola. Padiskutim një nga lojtarët më në formë të elitës së futbollit shqiptar që me sa duket ka rënë edhe në sytë e stafit teknik të kombëtares shqiptare. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë në ndeshjet e nënëtorit ku Shqipëria do të tentojë të marrë maksimumin për t’u kualifikuar në një grup më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top