Vedat Muriqi ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes për sa i përket merkatos, teksa së fundmi raportohet se është shumë afër rikthimit te skuadra e Fenerbahces.
Sulmuesi kosovar i cili ka shkëlqyer vitet e fundit në Spanjë me Majorkën është shumë afër që ta vesh sërish fanellën e skuadrës turke.
Mediat turke raportojnë se 30-vjeçari do të zërë vendin e ish-sulmuesit të Interit, Edin Xhekos që ka oferta nga Arabia Saudite.
Vedat Muriqi është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet te Fenerbahçe nëse palët bien dakord.
Ai në dy sezonet e fundit te Majorka ka bërë 83 paraqitje, duke shënuar 27 gola dhe bëri 9 asistime. Muriqi ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh.