Tirana dhe Vllaznia është kthyer në një telenovelë përsa i përket stadiumit ku do të zhvillohet. Ditën e djeshme u përfol për “Elbasan Arenën”, por në mbrëmje ndryshoi gjithçka.
Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Madje, për këtë sfidë nuk është ndryshuar vetëm vendi ku do të zhvillohet, por edhe orari.
I parashikuar të nisë në orën 17:00, Tirana – Vllaznia do të luhet 3 orë më para, pra në 14:00. Kujtojmë që kjo supersfidë do të luhet këtë të mërkurë dhe është e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.