Mbrëmjen e sotme do të luhen sfidat e Conference League, të vlefshme për raundin e 3-të të këtij kompeticioni. Në fushë do të zbresin 36 skuadra, të cilat do të kërkojnë fitoret.
Gjithçka nis në orën 16:30 aty ku kundërshtarët e Egnatias në raundet kualifikuese të kompeticioneve europiane, Vikingur Reykjavik do të përballe me Cercle Brugge. Ndërsa në orën 18:45 një tjetër kundërshtar i Egnatias në turet europiane, Borac Banja Luka do të përballet me APOEL në transfertë.
Gjitashtu Erald Çinari me Noah e tij do të luajnë në transfertë kundër Rapidit të Vienës. Një tjetër shqiptar që zbret në fushë është dhe Nazmi Gripshi, ku Astana për të cilët ai luan do të përballen me TNS.
Në sfidat e tjera, Celje luan me Basaksehir dhe Panathinaikos me Chelsean. Ndeshjet e tjera janë, Djurgarden – Vitoria Guimaraes, Gent – Molde, Heart Omonia, Jagiellonia – Petrocub, – Larne Shamrock – Rovers dhe St. Gallen – Fiorentina.
Në orën 21:00 do të luhen edhe Real Betis – Copenhagen, HJK – Dinamo Minsk, Mlada Boleslav – Lugano, Olimpia Ljubljana – LASK, me këta të fundit aktivizohet mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, Paphos – Heidenheim dhe TSC – Legia.