Në Kampionatin Europian ndodhë vjedhje e madhe, Italisë i mohohet gol i pastërt

Kombëtarja e Italisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian në grupmoshat e reja U21 ndaj Francës me rezultatin 2 me 1.

Por gjatë kësaj ndeshje ndodhi një vjedhje e madhe. Në minutat e fundit të ndeshjes, italianët patën një rast ku topi kaloi vijën e golit, shkruan LIG Sport

Por në mungesë të VAR-it dhe teknologjisë së golit, ky shënim nuk u llogaritë. Madje mbrojtësi i “Gjelave” për ta larguar topin nga goli përdori edhe dorën e tij.

Kujtojmë që golat në këtë takim i shënuan: Kalimuendo dhe Barcola për Francën dhe të vetmin për Italinë e shënoi Pellegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top