“Në këtë stadium fituam një muaj më parë, përse të mos fitojmë edhe sot”?! Duka flet nga Praga: Duam të jemi të parët në grup

Shqipëria luan sot në transfertë kundër Republikës Çeke, duke nisur nga ora 20:45. Në prag të këtij takimi, Armand Duka ka folur drejpërdrejt nga “Epet Arena” në Pragë për mikrofonin e “TV Klan”-it. Kreu i FSHF-së ka theksuar se kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët i sheh të përgatitur për të përballuar duele të tilla.

“Tani është normale që në çdo ndeshje ka një lloj emocioni para ndeshjes. Ekipi tashmë është goxha i përgatitur për të tilla kompeticione. Për ne kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Për ne, edhe për çekët. Jemi me pikë të barabarta dhe ky është një moment kyç për të arritur objektivat tona. Edhe ne, edhe Çekia duam të jemi të parët në grup dhe tani jemi me pikë të barabarta.

Impenjimi është maksimal dhe objektivi është për të fituar. Në të njëjtin stadium kemi fituar një muaj më parë dhe përse jo të mos fitojmë edhe sot. Pas ndeshjes të gjithë gjejnë të meta, të gjithë gjejmë gabime. Por para ndeshjes kemi të gjithë të njëjtin mendim. Kritika duhet të ketë”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top